Po u solle edhe njëherë kështu… une do te merzitem dhe pastaj e di ti se cte pret”. “Kjo sjellja jote me merzit dhe une nuk te kam xhan”. Keto shprehje te zakoshme ne komunikimin prind femije, kur femija nuk u bindet apo ben sjellje “te pa denja” sipas standarteve te tyre, jane shume te demshme per edukimin qytetar e njerezor te femijes. Sa here i degjoj keto shprehje ne rruge apo ne lokale, pyes veten, a na shkon mendja ne te rriturve se si i degjon dhe perfton femija keto shprehje. Si ndihet femija kur degjon nenen qe i thote se “nuk do te kem xhan”. Femija di vetem nje gje shume mire, qe nuk jeton dot i vetem dhe pa sigurine e prinderve ai ndihet i humbur. Kujdes nena kur perdorni keto shprehje, qe thajne shpirtin e femijes dhe nuk lejojne dhimsurine te behet menyre te njohuri dhe komunikimi me tjetrin dhe mjedisin. Femija, me kete menyre qe ju i drejtoheni vetem do te nenshtrohet dhe do te beje ate, qe ju kerkoni, por nje femije qe i nenshtrohet nenes kur te rritet zor se do te dije te beje nje gje nga bindja. Nena, edhe pse mund te jeni te lodhura apo ju ka pushtuar padurimi dhe bezdia, duhet ti zgjidhni fjalet qe i drejtoni femijes, per me teper vullneti per te komunikuar me femijen eshte edhe menyra me e mire per te shmangur si besdine edhe padurimin.