Princi saudit e pëson keq në ishullin grek, hajdutët i marrin valixhet me 1.2 mln euro

457
0

Mykonos, ishulli me mondan dhe tregtar nder ishujt greke, nuk është destinacioni veror vetëm i personazheve të njohur botërorë por edhe i hajdutëve dhe hakerave, të cilët përpiqen të përfitojnë nga njerëzit e pasur që mbledh ishulli.

Në të njëjtën kohë, ankesa të shumta ka për veprimin e bandave të ndryshme në ishull, të cilat janë aktive në shërbimet e … mbrojtjes, trafikimit të qenieve njerëzore tek vizitorët e pasur apo trafikimit të narkotikëve.

Megjithatë për hajdutët duket se ka qenë një verë e artë. Viktima më e fundit e tyre ishte një princ saudit.

Anëtari i familjes mbretërore e pësoi vetëm pak orë para se ti thoshte lamtumirë
Wind Island ku ai kaloi pushimet e tij prej 15 gushtit dhe të nisej drejt Parisit.

Princi qëndroi në një vilë në zonën Kalafatis, në të cilën kishte lënë tre valixhe  në të cilat kishte 60 orë të shtrenjta, 3 unaza diamanti dhe varëse ari.

Nuk dihet sesi grabitësit kanë mundur të çajnë sigurimin, ku krahas 15 personave të angazhuar për sigurimin personal të princit saudit, vila ruhej dhe nga një kompani private sigurimi.

Megjithatë, hajdutët me gjasë e dinin se rreziku do të shpërblehej dhe dyshohet se hynë në vilë nga një derë e hapur e ballkonit, duke marrë valixhet me sendet e çmueshme në vlerën e 1.2 milion eurove.

Të gjitha skenarët janë duke u hetuar nga autoritetet.

Princi saudit e denoncoi vjedhjen në Mykonos dhe u nis për atdheun e tij teksa policia greke  po kryen kërkimet për të gjetur autorët.

Në të njëjtën kohë, kryetari i bashkisë së ishullit ankohet se policia në ishull është e paplotë, duke cënuar sigurinë e vendasve dhe pushuesve.

/Ora News.tv/