Ish-moderatori i “Top Select” gjatë sezonit të fundit të këtij emisioni, Mishel Rrena, u martua pak ditë më parë me partnerin e tij Tian, duke shënuar kështu martesën e parë Gay, të një personazhi publik shqiptar.
Sipas disa informacioneve dhe fotove, moderatori u martua në Londër.
Por siç pritej, Mishel duket se ka marrë mesazhe dhe komente nga më negativet për faktin që ai është martuar me seksin e njëjtë dhe për këtë arsye ka mbyllur të gjitha llogaritë e tij në rrjetet sociale.
Emri i tij nuk figuron më as në Facebook dhe as në Instagram.