Një shpellë prej akulli, vendi misterioz në Librazhd që fsheh “një mrekulli”

1053
0

Ndër parqet kombëtaret shqiptare, Parku Shebenik-Jabllanicë, i ndodhur në zonën e Librazhdit, njihet si një nga më të mëdhenjtë, më të bukurit dhe më mbresëlënësit në vend.

Ky park, gati i virgjër, ka një inventar të pasur të të gjitha llojeve të drurëve dhe shkurreve pyjore, bimë barishtore dhe lule të rralla; një faunë të pasur me lloj-lloj kafshësh e shpendësh të egra; ka maja, sheshe alpinë, liqene, burime të ftohtë dhe plot çudira të tjera për marshime, ekskursione, veprimtari sportive, mundësi për aktivitete shkencore etj.

Pas shijimit të këtyre bukurive nisemi për një ndalesë tjetër ku gjatë rrugëtimit njihemi me mjaft bimë tipike të zonës.

Peizazhi piktoresk na shoqëron gjatë gjithë rrugëtimit.

Nën shoqërinë e kësaj energjie pozitive nisemi për në “Shpellen e Akullit”.

Kjo shpellë daton gjatë shek II-III, në kohën e sundimit bizantin dhe është përdorur kryesisht për banim, dhe këtë e tregojnë më së miri pikturat që ndodhen në të.

Në Shpellën e Akullt ndeshesh me stalaktitet e stalakmitet lloj-lloj formëshe.

Kjo shpellë me një thellësi dhjetëra kilometra ka nevojë ende për eksplorim.

Ajo ka një gjatësi prej 48 m dhe një lartësi 10 m si dhe gjerësi mesatare 9 m linear dhe është krijuar si rezultat i erozionit të tokës.

Nëse arrin të zbresësh pak më në thellësi të saj do të ndjesh ajrin e ftohtë dhe pikat e ujit, të cilat pas shkrirjes bien mbi shkëmbinj duke krijuar një si melodi të këndshme që të shoqëron gjatë

gjithë qëndrimit në të.

Impresioni dhe dëshira të bën të mos ndahesh prej saj, por me kalimin e kohës bën aq ftohtë, sa dhe nëse jashtë është piku i vapës, në brendësi të saj nuk e ndien./LibrazhdiNews/