Ndryshojnë rregullat për të marrë vizë kanadeze, ç’duhet të dini

572
0

Kanadaja është një prej shteteve shumë të lakmuara nga shqiptarët, të cilët dëshirojnë me ngulm që të shkojnë në këtë vend.

Por që nga 1 gushti, Kanadaja ka ndryshuar rregullat për të marrë vizë.

Kjo pasi nga dita e parë e muajit, Kanadaja ka nisur aplikimin për vizë biometrike, me shenjat e gishtave dhe fotografi dixhitale.

Në këto vende ku përfshihet dhe Shqipëria, kërkesa biometrike nuk vlen më për diplomatët që udhëtojnë për shërbime zyrtare.

Gjithashtu kërkesa nuk vlen për personat nën 14 vjeç apo mbi moshën 79 vjeç, krerët e shtetit dhe të qeverisë, ata që mbajnë një autorizim të vlefshëm elektronik të udhëtimit (eTA).

Ndërkohë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën me dije se për të lehtësuar udhëtimin e përsëritur në Kanada, aplikantët do të duhet vetëm të japin shenjat e tyre biometike një herë në 10 vjet.