Dalin detaje të reja nga ngjarja e Resulajt në Selenicë tetë persona nga familja e Demir Zykajt humben jetën.
Autori Ritvan Zykaj u largua nga vendngjarja dhe u fsheh për rreth 12 orë.
Gjatë kohës kur policia po e kërkonte, vëllai i tij po tentonte ta bindte të dorëzohej.
Në një prej mesazheve mes tyre, ai duket se shpreh edhe shenja pendese.
“Bobo çfarë kam bërë”, i shkruan ai të vëllait tre vite më të madh, Hoveljandos.
Pas disa orësh, ai i tregon një vendndodhje të afërt se ku ndodhej.
Kur afrohet policia ai hedh armën dhe ngre duart lart, pa bërë rezistencë.
Në dëshminë e parë ai tha se ka qenë i dehur dhe nuk mbante mend asgjë.