Ritvan Zykaj ka dalë sot përpara gjykatës së Vlorës ngjarjen e rëndë të kryer nga ai pak ditë më parë në fshatin Resulaj, të Selenicës.
Ndërsa ishtë në pranga në praninë e dy gardianëve, Zykaj u përball me gazetarët.
‘Pse e bëre?’, ‘Po fëmijët pse..?’ apo ‘Je penduar?’, kanë qenë pyetjet e para që gazetarët i kanë bërë Ritvan Zykajt, para se ky i fundit të marrë vendimin nga gjyqtarët.
Megjithatë siç duket në pamjet autori i 8 viktimave të fisit Zykaj, shfaqet i ftohtë duke i parë drejt e në sy e duke mos i kthyer asnjë përgjigje.