Mos guxoni të merrni rërë tek ky plazh,rrezikoni të gjobiteni deri në 3000 euro

535
0

Turistët që do të vjedhin tani e tutje rërë nga plazhet e ishullit të Sardegna-s, do të ndëshkohen me gjoba që arrijnë vlerën e 3.000 eurove. Autoritetet thonë se edhe pse duket krejt e padëmshme, vjedhja e rërës jo vetëm që është krim, por edhe dëmton rëndë mjedisin e ishullit. Ky problem e ka cënuar Sardenjën prej vitesh. Verën e kaluar, në valixhet e turistëve u gjetën më shumë se një ton rërë, ndërsa jo më larg se sa në fillim të javës, një 40-vjeçar italian që jeton në Mbretërinë e Bashkuar u kap nga policia me një shishe me rërë nga plazhi Gallura. Sardegna ka mijëra kilometra vijë bregdetare mbresëlënëse dhe 28 prej plazheve të saj kanë fituar statusin Blue Flag, që është mjaft domethënës për pastërtinë e vendit.