Skip to content

Ministri kapet mat me prezantuesen e njohur, skena të nxehta në plazh

    E përjavëshmja “Chi” ka publikuar sot disa foto të ministrit të brendshëm italian Matteo Salvini me prezantuesen Elisa Isoardi gjatë pushimeve të tyre në Marittima. Çifti shfaqen duke u përkëdhelur teksa ministri e puth prezantuesen në gjoks dhe e mban në prehër duke treguar se janë shumë të dashuruar.

    Matteo dhe Elisa kanë ngrënë një darkë romantike, janë argëtuar në plazh, në bordin e një motoskafi. Pak javë më parë “Chi” zbuloi se çifti kanë nisur bashkëjetesën zyrtarisht dhe kanë marrë një shtëpi në qendër të Romës.

    Historia e dashurisë së Matteos dhe Elisës u zbulua në vitin 2015 dhe më pas u konfirmua nga vetë ata.