Në mbrëmjen e 23 prillit, 6-vjeçari Kaydon Leach u zhduk në Blount County, Tennessee së bashku me qenin e tij të vogël Chula. Qendra e Hetimeve lëshoi një njoftim për djalin e humbur Kaydon ,pasi autoritetet filluan ta kërkonin atë rreth orës 19:00. Ekipet kryen kërkime përmes një zone prej 2000 hektarësh gjate nje nate me shi dhe te nesermen.Fatmirësisht, pas një kërkimi prej 22 orësh, Chula dhe Kaydon u gjetën gjysmë milje larg shtëpisë së tij në në ‘Blount County’, rreth orës 3:30 të mëngjesit më 24 prill. Djaloshi i humbur Kaydon dhe qeni i tij Chula kishin humbur për 22 orë.Ky operacion i madh përfshinte Zyrën Tennesee të Hetimeve, FBI, ekipet K-9, ekipin SWAT , një helikopter ushtarak Black Hawk dhe grupet vullnetare te panumërta të kërkimit.
Por kishte një hero që në fakt arriti të mbante Kaydon të sigurt, dhe ky ishte Chula bardh e zi. Qeni ruante te zotin e tij, duke e mbajtur atë të sigurt derisa arriti ekipi i shpetimit. “Qeni u lehu shpetuesve kur iu afruan Kajdonit”
Zjarrfikesi i Qarkut Bount Aaron Woods ishte një nga kërkuesit që arriti te gjeje djalin e vogël dhe qenin e tij.Kaydon ishte i frikesuar, i ftohtë,dhe shpëtuesit e mbeshtollen me nje xhakete dhe e derguan në “Spitalin blount memorial”.
Familja e Kaydon lëshoi një deklaratë përmes një zëdhënësi të spitalit duke shprehur mirënjohjen e tyre për të gjithë ata që ndihmuan ne gjetjen e djalit te tyre.
“Ne jemi kaq mirënjohës për të gjithë, qe nga agjencitë lokale të zbatimit të ligjit tek vullnetarët, të cilët na ndihmuan të gjejmë Kaydon. Sasia e mbështetjes që kemi marrë ka qenë e jashtëzakonshme, madje edhe nga njerëzit që nuk i njohim. Ne i vlerësojmë të gjithë miqtë dhe fqinjët tanë.”
/©10gjera.com