Atë ditë kishin festë e gëzim, por lajmi shokues që mori kjo familje…

476
0

Familjarët e 24 vjecarit që u vra në sheshin “Abbazia” në Itali, Viktorjan Picaku janë shokuar nga lajmi.

I ati i viktimës Lek Picaku, me origjinë nga Mirdita dhe me banim në Durrës tregon momentin e parë kur mësoi se i biri ishtë qëlluar, nën prezencën e të vëllait.

Ai thotë se ky lajm i hidhur mbërriti pikërisht ditën kur do të kremtonin ditëlindjen e mbesës.

Ishte një telefonatë në drejtim të tyre që zbuloi pikërisht ngjarjen e rëndë.

Djali tjetër është i traumatizuar, nuk kupton fare, nuk kupton gruan, nuk kupton njerëzit që flasin me të, nuk e kuptojmë as ne.

Asnjëri nuk e kupton. Po të doni, ju jap numrin e telefonit të tij, po iu dha përgjigje më prisni në qafë.

Kush të ketë mundësi të më ndihmojë: edhe plaka është sëmurë, 100 mijë lekë ka pension, vetë jam i sëmurë me astmë. Po të doni shikoni ilaçet: kam tre pompa në mëngjes, tre në darkë. Ato më jep shteti pa lekë”

Familja Picaku, e vendosur prej 24 vitesh në zonën e ish-kënetës në Durrës, e cila jeton në kushte të vështira ekonomikem, bën aple për ndihmë pasi e kanë të pamundur të sjellin trupin në atdhe.

“I lutemi shtetit të na sjellë trupin e djalit ta varrosim këtu” na thotë Picaku.

Sipas familjarëve 24 vjecari jetonte në Itali prej dy vitesh tek i vëllai.