U qatë për çmimet në Dhërmi, por nuk keni parë akoma këtë faturë që të heq trurin fare

1143
0

Prej javësh në rrjete sociale kanë vërshuar ankesat për çmimet e kripura në lokalet dhe restorantet e Jugut të vendi. Për ditë të tëra ka qenë kryefjalë e turizmit dhe pushimeve çështja e çmimeve në Jug.

Madje pushuesit publikuan disa fatura që më pas bënë xhiron e rrjetit por pasi të keni parë këtë faturë nga Venezia, do mendoheni dy herë para se të komentoni çmimet tona.

2 shishe ujë dhe 2 kafe express, një turisti shqiptar i ka kushtuar plot 43 EURO. Po, po, 2 ujë dhe 2 kafe, 43 euro.

Kjo faturë po ashtu po bën xhiron e rrjetit! Si mendoni?