Erion Veliaj tregon si reagoi kur mësoi se do të bëhej me një ‘Lali të vogël’!

572
0

Nuk ka mbetur edhe shumë kohë që Erion Veliaj të marrë rolin më të rëndësishëm të jetës së tij. Atë të babait! Bashkëshortja e tij, Ajola është në muajin e 7-të të shtatzënisë dhe shumë shpejt çifti do të bekohen me një djalë.

I ftuar në emisionin veror, “Pushime on Top”, kryebashkiaku ka rrëfyer për herë të parë momentin kur Ajola i tregoi për gjininë e bebushit.

“Isha në shtëpi kur Ajola më dha lajmin. U lumturova jashtë mase kur mësova se do të bëhem me djalë, si një shqiptar i vërtetë. Ajola donte gocë, unë doja çun, por tani jemi super të lumtur edhe thamë sa mirë që është çun sepse tani e ka radhën një gocë!”

Ndër të tjera, Veliaj u shpreh qartë se do përpiqej të ishte baba ‘me kohë të plotë’ edhe nëse përgjegjësitë nuk ia lejojnë.

“Kam humbur shumë kohë që duhet të isha pranë familjes dhe tani që presim një çun, një Lali të vogël më ka bërë të mendoj se ca gjëra mbeten gjithmonë.”

Djali i parë i çiftit Veliaj-Xoxa pritet të vijë këtë vjeshtë.