Skandal i madh/Ambasadori i martuar lë shtatzënë punonjësen shqiptare të ministrisë

584
0

Një skandal është duke u përhapur e duke qarkulluar me shpejtësi në mediat maqedonase, në lidhje me një ambasador, i cili përflitet se ka pasur një aferë dashurie e një kolege të re në moshë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sëfundmi po thuhet se ambasadori është një burrë i martuar dhe bashkëshortja e tij është një zonjë mjaft e pushtetshme.

Mediat e Maqedonisë shkruajnë se punonjësja e MPJ pret edhe një fëmijë nga ambasadori, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Mësohet se ambasadori është person i afërt me Nikolla Gruevskin.

Skandali është “zgjidhur” në atë mënyrë që dyshja e dashuruar është e ndarë në dy qytetet të ndryshme, edhe pse vazhdojnë të punojnë në shtetin e njëjtë europian.

Ky informacion nuk është i konfirmuar zyrtarisht. Burime shqiptare në MPJ thonë se pozita e diplomatëve shqiptarë është aq margjinalizuar, saqë gjasa për të përparuar në karrierë kanë vetëm at(o)a diplomatë/e­ shqiptar­e që janë simpatikë­/e për shefat e tyre maqedonas.

Ndërkohë, një portal maqedonas, dokaz.mk ka publikuar një fotografi të një djali dhe një vajze dhe shtron pyetjen nëse ata janë ambasadori dhe diplomatja shqiptare të përfshirë në këtë histori.