Pamja e mrekullueshme: Ajo çfarë bëri djali për nënën e tij të lodhur në tren, ka prekur zemrat e shumë njerëzve!

773
0

Është e nevojshme që prindërit t’i mësojnë fëmijët e tyre mësime të vlefshme në mënyrë që të rriten për të qenë përgjegjës dhe të pavarur.

Ka raste të habitshme kur fëmijët veprojnë më mirë dhe tregohen më humane sesa të rriturit ,pa u thënë dikush per ta bere kete. Një shembull i shkëlqyer i një incidenti të tillë ndodhi në Chengdu të Kinës, në bordin e Linjës 2 të Chengdu.

Një djalë u pa duke treguar dashamirësi dhe dhembshuri për nënën e tij dhe një të huaj.

Një pasagjer tjetër, i cili kishte qenë dëshmitar në të gjithë skenën, i tha Shanghaiist se djali fillimisht ishte ulur pranë nënës së tij në tren. Ai pastaj u ngrit , i ofroi vendin e tij një zonje dhe vazhdoi të qëndronte pranë nënës së tij.

Duke parë që nëna e tij ishte e lodhur, ai mbante çantën e saj rozë dhe i ofroi asaj një dorë. Ai vuri dorën në ndarësin e xhamit qe nena e tij te mbeshtetej tek dora e tij duke e perdorur si jastek. Një fotografi e skenës u postua në një faqe kineze të quajtur Blog Weibo dhe që atëherë është bërë virale e ka prekur zemrat e shume njerezve. Fotoja është pëlqyer nga mbi 180,000 njerëz dhe ka marrë mbi 18,000 komente duke lavdëruar fëmijën.

Çfarë mendoni për këtë histori? Lini një koment dhe mos harroni të ndani me miqtë tuaj në Facebook