Fotot/ Miliarderi rus me jahtin më të madh në botë kapet mat në Sarandë duke…

927
0

Ndalimi i jahtit më të madh në botë në portin e Sarandës ishte një eveniment, pasi një gjë e tillë ndodhte për herë të parë. Por, miliarderi rus Andrey Melnichenko nuk është mjaftuar me kaq.

Melnichenko që është duke vizituar Shqipërinë me jahtin e tij luksoz është fotografuar sot duke darkuar në një restorant në Sarandë. Në foto duket i shoqëruar nga dy persona të tjerë dhe po shijojnë bregun e detit dhe ushqimin në hotel “Demi” në Sarandë

Mjetit lundrues është një ndër jahtet më të mëdhenj dhe më luksozë në botë. Jahti lundrues A, ka një gjatësi 143 metër dhe një vlerë që shkon në 500 milionë dollarë. Jahti është 91 meter i lartë, duke kaluar kështu edhe Statujën e Lirisë. Drejtuesi i Eurochem eshte ne fakt posedues i dy jahteve luksoze qe arrijne vleren e 1 miliarde dollareve. Sipas Forbes, ai renditet i 88-ti ne bote per nga pasuria.