Mot i paparë, çfarë pritet nga 29 korriku në 5 gusht?

672
0

Nëse deri më sot jeni ankuar për motin shumë të nxehtë dhe temperaturat e larta, mund t;ju themi që jeni qarë kot.

Sipas Metaoalb, fusha termike nga e diela dhe në vijim duke përfshirë edhe javën e parë të muajit gusht, do të ushqehet nga masa ajrore të nxehta të kontinentit Afrikan, të cilat rritin ndjeshëm temperaturat mbi Shqipëri.

Periudha 29 korrik – 5 gusht, pritet të shënojë vlerat termike më të larta të vitit 2018; sigurisht pa marrë në konsideratë 20-ditët e fundit të gushtit që përkojnë dhe me fundin e stinës së verë.

Në atë periudhë ka sinjale të forta që sjellin temperatura pranë vlerave tipike të gushtit. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë 3-ditëshi ku temperaturat ngjiten mbi 36°C.