Hëngrën sufllaqe në Bllok, 11 persona përfundojnë në spital

899
0

11 qytetarë kanë përfunduar në spitalin efektiv në QSUT në Tiranë, pasi kishin konsumuar sufllaqe në një fast food në zonën e “ish-Bllokut”. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku pacientët u paraqitën sipas mjekëve, me të vjella, diarre dhe temperaturë. Sipas shefit të SHSI, Pëllumb Pipero, pacientët që i drejtohen infektivit janë të shumtë. Ai tha se çdo ditë në këtë spital mbërrijnë mbi 100 raste, ndërkohë që helmimet nga ushqimi zënë pjesën më të madhe të pacientëve që paraqiten .

“Në rastin e mbrëmshëm ishin 10-12 qytetarë që kanë ngrënë ushqim në një lokal, kanë konsumuar të gjithë sufflaqe me mish dhe të gjithë kanë patur çrregullime gastrointenstinale, të cilat nënkuptojnë të përziera, të vjella, diarre dhe temperaturë”.

Sipas mjekut infeksionist, pacientët kanë qëndruar 3-4 orë nën vëzhgimin e mjekëve dhe pasi kanë marrë shërbimin mjekësor janë larguar. Klan Plus është drejtuar pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik të Tiranës për rastin në fjalë, ku sipas specialistëve, është ngritur grupi i punës për të kryer hetimet dhe se janë bërë analizat e ushqimeve, si dhe të punonjësve.

“Pranë një lokali, ku kemi marrë denoncimin, ka shkuar një grup për të marrë monstrat ushqimore, të ujit dhe kampionët e feçeve për personelin, i cili punon në atë lokal. Mendoj se nga dita e hënë do të dalin edhe rezultatet e para”, tregoi shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë, Ermelinda Musai. Nëse do të konfirmohet helmimi nga ushqimi, për subjektin do të merrn masat që parashikohen në ligj, që nis me gjobë deri në mbyllje të aktivitetit.