Çdo ditë e më shumë po afrohemi drejt zgjedhjeve ku kryebashkiakët do të provojnë punën e tyre përballë elektoratit.
Sigurisht kryefjala e mediave është bashkia e Tiranës e cila pritet të ketë betejën më të vështirë.
Ndërkohë që PS duket e sigurt për kryetarin aktual të Bashkisë, Erion Veliaj, PD akoma nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare mbi të zgjedhurin e saj.
Por në media lakohen emra si: Dashamir Shehi, Tabaku, Manjani etj. Por një ndër emrat e fundit është edhe deputeti Nard Ndoka. Emri i tij fillimisht është përmenduar si kandidat nga fotografi i Kuvendit Agim Rama. Por si duket, Ndoka duket goxha i interesuar për këtë post të lakuar.
Agim Rama: Do të më pëlqente Nard Ndokas të ishte gjetja e Opozitës për rival me Lali Erin në Tiranë…
Nard Ndoka: Agim, Kam punuar Kryetar Bashkie kur lali shiste fiq.