Lëvizjet nëpër televizione duket se janë bërë një temë shumë e shpeshtë kohëve të fundit.
Së fundmi ka qarkulluar lajmi se Adi Krasta do të jetë drejtor i një televizioni të ri. Sipas “Radio NRG” ndër emrat që pritet t’i bashkohet thuhet se do të jetë edhe Sonila Meço, e cila ka pak kohë që është larguar nga ekrani.
Sipas po të njëjtit burim, përveç saj, këtij televizioni do t’i bashkëngjiten dhe emra si Genta Popa, Juli Krisafi dhe Denisa Pasholli, të cilat janë moderatore të Top Channel.
Kujtojmë se Adi Krasta dhe Sonila Meço kanë punuar bashkë në Agon Channel, ndërsa vite më parë Krasta ka qenë drejtor i Telesport. Megjithatë nuk ka ende një konfirmim zyrtar.