Ja çfarë gjetën zhytësit në fund të detit duke kërkuar për njerëz në Greqi, ooo sa e trishtë

679
0

Zjarret apokaliptike që përfshinë periferinë e Athinës kanë shkaktuar dëme të mëdha, ku përveç 81 të vdekurve, qindra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Perpos kërkimeve në ndërtesat e shkrumbuara dhe në pyll, kontrolle po kryen edhe në det. Zhytësit kanë bërën kërkime në pjesën e Atikës juglindore, për të mbledhur sado pak informacione apo për të gjetur persona të zhdukur.

Media greke “Zougla.gr” shkruan se aksioni i zhytësve nisi që në mëngjes, ndërsa ata arritën që të gjenin disa sende personale të një personi që rezulton i zhdukur, një palë pantallona, si dhe portofolin e tij, bashkë me kartat e kreditit. Bëhet fjalë për Stefanos Markopoulos.

“Tabloja është shumë e trishtë dhe tronditëse. Kudo ndihet katastrofa”, tha një nga zhytëset. Mes sendeve të gjetura janë celularë, shapka, apo dhe syze dielli.