2 binjake 9 vjeçare, janë zhdukur natën e zjarrit në Greqi. Vajzat u morën nga një burrë me mjekër, i cili pretendoi se vajzat ishin të tij.
Drama që ka përfshirë shtetin grek, me zjarret dhe bilancin tragjik që përkeqësohet ora-orës, nuk ka lënë të paprekur familje të shumta greke.
Dy binjake të moshës 9 vjeç, mbijetuan falë një varke, ku u morën nga një burrë, i cili ka pretenduar se ishin vajzat e tij.
Policia greke ka nisur hetimet pasi babai i vërtetë i vajzave ka parë videon teksa transmetohej dhe ka denoncuar se vajzat ishin pjesë e të zhdukurve.
Yannis Philippopoulos, i njohu 9-vjeçaret kur pa pamjet në televizion, por burri që i mori vajzat në video, thoshte se ato ishin të tij.
Mediat greke shkruajnë se sipas të dhënave burri që mori vajzat ka zbritur në port, ndërkohë që policia është duke i kërkuar. Familja e dy binjakëve kërkon ndihmë për fatin e 2 vajzave.