O ku ku për mu, mallkuar qoftë ai kafshë, nuk të la të gëzoje

697
0

“Shpirti jonë i vogël ti kishe një nënë, që nuk e zëvendëson askush vendin e saj. Por tani do kesh 2 tezet dhe nënën që do të bëhen nënë për ty. Ti kishe një baba që çdo ditë të puthte dhe lozte me ty, por tani do kesh dajën që do të zëvendësojë vendin e babait”.

Ky është postimi prekës nga një e afërme e çiftit qe u ekzekutua te dielen ne mengjes ne Shkoder. Miqte dhe te afermit shprehen të tronditur për ngjarjen e rëndë dhe për djalin e mitur që mbeti pa nënë e baba.

“Shpirti i tezes, mallkuar qoftë ai kafshë, mallkuar qoftë ai që nuk të la ty të gëzoje si të tjerët…”, janë fjalët e një tjetër të afërme.

Motra e Silvit ka pak fjalë. Ajo shkruan vetëm “O ku ku për mu” apo “Shpirti ju pushoftë në paqe”.