Bes Kallakut kërkon ndihmën tonë, vajza e sapolindur po i merr shpirtin

759
0

Të enjten e javës së shkuar Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë bekuar me ardhjen në jetë të vajzës së tyre Ajka.

Vetëm disa ditë kanë kaluar dhe mesa duket humoristi i njohur po përballet me vështirësitë e të qenit prind.

Menjëherë pas ardhjes në jetë të vogëlushes ashtu si Besi edhe Xhensila i kanë dedikuar statuse të gjata vajzës së tyre në rrjetet sociale, ku kanë shprehur lumturinë e jashtëzakonshme që ndjenin. Por krahas lumturisë të gjithë e dimë që të jesh prind është një sfidë shumë e madhe. Këtë fakt na e ka konfirmuar edhe Bes Kallaku me një postim në Insta Story.

“Kërkoj gjumë me qera. Më duhet veç nja dy orë, e kthej prap”, ka shkrua ai.

E ndërsa Xhensila që prej lindjes së Ajkës është zhdukur nga rrjetet sociale.