Aktori i humorit, Bes Kallaku dhe këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë javën që lamë pas.
Xhensila solli në jetë një vajzë, e cika quhet me një emër tepër të veçantë: Ajka.
Pak orë pas ardhjes në jetë të Ajkës, Besi dhe këngëtarja publikuan lajmin e bukur në profilet e tyre në Instagram, ku bënë dedikime prekëse për të bijën.
Siç dihet, Besi dhe Xhensila janë një nga çiftet më të ndjekur të showbizit shqiptar.
Ama edhe pse ata kërkuan nga fansat dhe media që të mos publikonin fotografi të paautorizuara të vajzës së tyre, Besi ka rrëfyer mbrëmë se “fansat” nuk e kanë lënë rehat çiftin dhe të voglën e tyre.
Mesa duket një fans i ka hapur vajzës së tyre një profil në Instagram dhe i kërkon ndjekësve të shtojnë fansat në faqe, në mënyrë që t’ja bëjë surprizë Besit dhe Xhensilës.
“Ju lutem bëjini report kësaj faqeje, nuk ka dhe as nuk do të ktë faqe të vajzës nga ana jonë. Njerëz të sëmurë.”- shkruan Besi i revoltuar në një postim në InstaStory-n e tij.
Sakaq me dhjetra faqe me emrin Ajka Kallaku janë hapur në Instagram.