Skip to content

“Humbje e madhe”, mes lotësh Muharrem Hoxha flet për Fadil Hasën, tregon momentet e fundit (Video)

    Muharrem Hoxha flet per mikun e tij Fadil Hasen: Do e takoja sot në 11 të paraditës për të bërë humor e për të folur ashtu siç bëjmë ne, por Fadili na la.”

    Mes lotësh, Muharrem Hoxha dha lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Fadil Hasës, “gjigandit” të humorit shqiptar.

    Muharrem Hoxha i është përjetësisht mirënjohës mësuesit të tij, i cili e mori për dore dekada më parë dhe së bashku bënë rrugëtimin e bukur në estradën e teatrit “Aleksandër Moisiu”.

    Sot, Muharrem Hoxha u dha lajmin edhe kolegëve të tij, se një artist i madh u shua nga jeta, duke iu lënë të gjallëve jo vetëm rolet e paharrueshme, por edhe figurën e një prindi shembullor, i cili u bë nënë e babë për të dy vajzat e tij.

    Mëngjesin e sotëm një telefonatë nga vajza e Fadil Hasës në telefonin e Muharrem Hoxhës, shokut të ngushtë, njeriut më të afërt të aktorit, dha lajmin e hidhur. Mes lotësh, vajza e aktorit i tha se babai i saj nuk mundi t’ia dilte.

    Ai që dikur i bënte të gjithë të qeshnin, sot i ka lënë të mekur mes lotëve.