Ndriçim Xhepa degjeneron keq Erion Veliajn: Askush s’më blen dot, s’kam marrë kurrë para për..

536
0

Aktori i njohur, Ndriçim Xhepa ka bërë një reagim pas fotove të publikuara nga Bashkia e Tiranës, ku thuhej se ai ishte zgjedhur administrator pallati nga bashkia. Por, në fakt e vërteta është krejt e kundërta.

Xhepa jeton në katin e nëntë të këtij pallati, ndërsa nëna e tij në katin e shtatë. Ndërsa sa u takon aludimeve që janë përfolur kohët e fundit, lidhur me “blerjen tij” për punën si administrator pallati dhe mosdaljes në protestë për të mbrojtur Teatrin nga shembja, ai është shprehur se për shkak të dy ndërhyrjeve kirurgjikale që ka bërë së fundmi, e ka pasur të pamundur fizikisht për të qenë pranë artistëve dhe qytetarëve, ndërsa sa i takon administrimit të pallatit, ka treguar se e bën në mënyrë vullnetare.

“Ata erdhën pikërisht për të emëruar një administrator të bashkisë dhe, e di pse e bëjnë këtë? Sepse këto i quajnë vende pune. Dhe, që të paguhet me rrogë një administrator i bashkisë, do duhej që banorëve t’u rritej tarifa. Banorët e pallatit nuk pranuan, duke i thënë se e kishin tashmë një administrator dhe se gjithçka kishte funksionuar më së miri deri tani. E bënë se u interesonte, jo se ka ndonjë efekt fakti që unë jam aktor. Nuk donin të paguanin tarifën që propozoi bashkia prej 1500 lekësh, ndërsa paguajnë vetëm 700 lekë dhe nuk ka pasur asnjë problem me ashensorin prej 15 vitesh, as me pagesën e personit që kujdeset për pastrimin.

Por mbase ngaqë unë nuk pranova të firmosja për bashkinë, ata postuan fotografitë. Nuk e di!”, pohon ai. “Le të shohin ata që shiten e blihen në oborrin e Teatrit dhe jo mua. Kush janë ata që thonë “Zgjohu Ndriçim Xhepa!” Më paskëshin blerë mua ata të bashkisë? E si do të kisha fytyrë unë të merrja para për këtë kontribut?! Dua ta theksoj: Është kontribut vullnetar. Nuk kam marrë kurrë para për këtë”,- pohon ai,- duke mohuar kategorikisht se paguhet në këmbim të shërbimit të tij si administrator i pallatit ku banon.

Nuk kam marrë kurrë para për këtë, për të gjithë ata që shpifin rreth kësaj pa marrë mundimin të pyesin. Jo se kush jam, por në këtë artin tonë kam dhënë kontributin tim, jam vlerësuar me çmime që nga “Urdhri i Naim Frashëri i Artë”, në festivale filmash, teatri dhe kam marrë çmime me role karakteri , jo me role komunistësh. Nuk kam asgjë kundër kësaj, por po e theksoj natyrën e roleve që kam luajtur , ndërsa tani pa qenë nevoja, e gjej veten në këtë llokoçitje “Facebook”- iane. Nuk mendoj se është për turp të jap ndihmesën time të vogël në mbarëvajtjen e jetesës në bashkësi”, thekson Xhepa.