Kujdes! Shkon në plazhin e Durrësit, kur kthehet tek makina “vë duart në kokë”

699
0

Vera është koha e pushimeve por jo të gjithë e kanë mendjen aty.

Kjo pasi disa njerëz as në kohën e pushimeve nuk heqin dorë nga “puna” e tyre. Kjo ndodh psh. me hajdutët.

Kështu një 31-vjeçar në Durrës ka rënë pre e tyre pasi kishte shkuar në plazh në këtë qytet.

Ai kishte parkuar makinë e tij tip “Benz” te tregu i zonës së Plazhit mirëpo kur është kthyer nuk e ka gjetur më aty.

I riu me inicialet A.J ka denoncuar rastin në polici dhe kjo e fundit njofton se është duke kontrolluar kamerat e zonës për të parë nëse mund të kenë kapur diçka.