Ja çfarë mendojnë amerikanët për emigrantët

548
0

Emigracioni mund të jetë në qendër të debatit politik amerikan, por një studim i ri i Universitetit të Harvardit tregon se amerikanët kanë humbur një pjesë të rëndësishme të informacionit.

Në përgjithësi, njerëzit besojnë se emigrantët janë më të varfër, më të varur nga ndihma sociale dhe më të shumtë në numër sesa në të vërtetë janë. Kjo sipas studimit të botuar muajin e kaluar nga Byroja Kombëtare e Kërkimit Ekonomik, bazuar në një sondazh të vitit 2018 në gjashtë vende të zhvilluara.

Të anketuarit në të gjitha vendet kishin keqkuptime të forta rreth emigrantëve dhe kontributet e tyre në shoqëri, sipas rezultateve të anketës. Por mospërputhja midis perceptimit dhe realitetit ishte veçanërisht e habitshme në Shtetet e Bashkuara.

Një shembull: mesatarisht, të anketuarit amerikanë vlerësuan se emigrantët përbënin 36% të popullsisë amerikane. Kjo është më shumë se trefishi i pjesës reale të emigrantëve në vend, që është 10%.

SHBA-ja ishte gjithashtu vendi ku të anketuarit ishin më pak të saktë në supozimin e përkatësisë së tyre të përbashkët fetare dhe etnike me emigrantët. Sa më ndryshe që ata i perceptonin emigrantët, aq më shumë gjasa ishin të mos pranonin politika bujare mbi ndihmat sociale./konica.al/

Burimi: World Economic Forum