Çadra në ajër dhe erë e tmerrshme, turistët në panik nga situata e pazakontë (Video)

548
0

Çadra që fluturonin në ajër, rëra që ngrihej lart dhe një erë e tmerrshme. Kjo ishte situata e pazakontë që shkaktoi panik në një plazh spanjoll pasi askush nuk e priste motin me erë që erdhi krejt papritur.

Rojet e plazhit në Menorca thanë se ishte një mrekulli që askush nuk u lëndua, pasi ngjarja ndodhi rreth orës 2 të pasdites kur plazhi ishte i mbushur plot me turistë.

Pamjet e jashtëzakonshme të marra nga një kalimtar i tronditur tregojnë njerëz që përpiqen të dalin nga plazhi duke bërtitur, ndërsa përpiqen t’u rrinë larg çadrave metalike që ngrihen në ajër si të ishin prej letre.

Disa të rinj që po notonin ishin të pavendosur nëse duhet të qëndronin ende në ujë apo të gjenin strehim diku tjetër.

E gjithë kjo situatë zgjati rreth një minutë, ndërsa plazhi njihet si një destinacion popullor turistik në bregun juglindor të Minorca.

Edhe verën e kaluar një situatë e tillë e pazakontë përfshiu një plazh në Sardenjën Verilindore.

Në atë kohë u plagosën 15 vetë. Në këtë plazh turistët u befasuan nga një peshkaqen që po ju kalonte aty afër.

Këto gjëra të çuditshme që po ndodhin në këtë plazh ka bërë që turistët të mos duan më të shkojnë atje.

https://www.youtube.com/watch?v=tRQeeU5Nj_Y