I denuar për vjedhje, gjyqtari rrëfen mes lotësh: Sakrifikova jetën time për nipin 9-vjeç, e shpëtova nga ..

469
0

Është rasti i parë që një gjyqtar, pjesë e sistemit të drejtësisë i nënshtrohet procesit të vettingut dhe rezulton i dënuar me një vendim të formës së prerë në Itali.

Në seancën e parë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezultoi se gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza ishte dënuar në vitin 1999 nga gjykata e Pizës në Itali me 40 ditë për vjedhje.

Në fakt, vetë gjyqtari, i pranishëm në këtë seancë i shoqëruar edhe nga avokati i tij Theodhori Sollaku, nuk e ka mohuar dënimin, por ka mohuar aktin e vjedhjes.

Ai ka sqaruar se e ka marrë përsipër për shkak të rrethanave familjare. Dënimi i tij rezulton në kohën kur Thanza ishte bërë pjesë e sistemit të drejtësisë, pra kur ai ishte anëtar i Gjykatës së Shkodrës. Prej atëherë, gati prej 26 vitesh gjyqtari ka dhënë vendime dhe ka marrë pjesë në proceset më të bujshme si marrëveshja e detit apo heqjet e mandateve të deputetëve, ndërsa vetë rezultonte i dënuar në Itali.

Po ashtu, gjyqtari rezultoi në seancën e mbajtur nga KPK se ka shumë probleme edhe më shtyllën e pasurisë.

Ai rezulton me 3 apartamente, një dubleks në Gjirin e Lalëzit dhe që ka bërë deklarim të rremë dhe s’ka të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë.

Në këto kushte, në seancën e ardhshme në KPK trupa gjykuese vendimi për shkarkimin e tij dhe të mos rikonfirmohet në detyrë.
Mes lotësh ka rrëfyer historinë e dënimit në Itali nga gjykata e Pizas në vitin 1999, kur ai është pjesë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, konkretisht anëtar i gjykatës së Shkodrës.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza ka treguar në seancën e sotme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se si është dënuar, por duke mos pranuar krimin për të cilin ishte dënuar me 40 ditë. Thanza ishte dënuar për vjedhje e kryer në bashkëpunim, por gjyqtari ka shpjeguar se krimin e kishte marrë përsipër të shpëtuar nipin e tij 9 vjeç në atë kohë, pasi vjedhjen e kishte kryer ish-kunata.

“Nipi im ishte 9 vjeç dhe vuante nga një sëmundje e rëndë. Në atë kohë e dërguam për kurim në Itali dhe ish-kunata ime bëri një vepër të turpshme. Kur u zbulua e mora unë përsipër pasi nëse do të depërtohej në Shqipëri, nipi im s’do mbijetonte. Unë kam sakrifikuar jetën time dhe e pranoj krimin, por jam krenar që e kam kryer në emër të humanzimit. Sot nipi im jeton, është 28 vjeç dhe punon jashtë si jurist”, është shprehur gjyqtari i cili në fund të rrëfimit të tij është përlotur, bashkë me familjarët e tij të cilët kishin ardhur për ta mbështetur.