Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka prezantuar dje kabinetin e ri qeveritar. Në një ceremoni madhështore, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri shqiptar, Erdogan prezantoi emrat e rinj me të cilët do të drejtojë vendin gjatë këtij mandati.
Ajo që po bën ‘zhurmë’ në kabinetin e ri turk është fakti se nuk kanë munguar dhe emrat shqiptarë. Bëhet fjalë për ministrin e Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, i cili është dhëndri i Presidentit Erdogan.
Emrat e kabinetit të ri të Erdogan:
Zëvendëspresident: Fuat Oktay
Ministër i Drejtësisë: Abdulhamit Gül
Ministre e Punës, Shërbimeve Sociale dhe Familjes: Zehra Zümrüt Selçuk
Ministër i Mjedisit dhe Urbanizmit: Murat Kurum
Ministër i Jashtëm: Mevlüt Çavuşoğlu
Ministër i Energjisë dhe Resurseve Natyrore: Fatih Dönmez
Ministër i Rinisë dhe Sportit: Mehmet Kasapoğlu
Ministër i Thesarit dhe Financave: Berat Albayrak
Ministër i Brendshëm: Süleyman Soylu
Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Mehmet Ersoy
Ministër i Arsimit: Ziya Selçuk
Ministër i Mbrojtjes: Hulusi Akar
Ministër i Shëndetësisë: Fahrettin Koca
Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë: Mustafa Varank
Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë: Bekir Pakdemirli
Ministre e Tregtisë: Ruhsar Pekcan
Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës: Cahit Turan.
d.co.