Ditën e sotme është ndarë nga jeta njëndër legjendat e futbollit, Alan Gilzean. Ai zbuloi pak javë më parë se ishte me tumor në tru dhe fatkeqësisht e humbi këtë betejë. 79-vjeçari njihet si një legjenda e “Tottenham” . Ai ka arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Europës, por dha dorëheqjen nga futbolli pas humbjes së “Tottenham” në finalen e Uefa Cup në Feyenoord
“Lajm i trishtë sot. Alan Gilzean ka ndërruar jetë. Ngushëllime për familjen e tij. Ai ishte një njeri i dashur dhe padyshim një nga më të mirët e të gjithë kohërave të Spurs”, shkroi ish-sulmues anglez, Jimmy Greaves, mik i të ndjerit.