Ndërsa në fushën “Fisht Stadium” po zhvillohej një “betejë” mes Rusisë dhe Kroacisë për një vend në gjysmëfinalet e Botërorit 2018, në shkallët e studiumit, presidentja kroate Kolinda Grabar – Kitarovic ka festuar si e çmendur golat e kombëtares së vendit të tij.
Prania e saj në stadium sigurisht që tërhoqi vëmendjen e kamerave, të cilat e fokusuan teksa festonte golin e parë të Kroaci, ndërsa merrte edhe përgëzimin e kryeminstrit rus Medvedev. Por festa e saj ishte edhe me ekzaltuese në shënimin e golit të të 2-1 nga Kroacia. Por në minutat e fundit të shtesës së sytë, kryeministri Medvedev i kthe reston, duke u ngritur për t’i dhënë dorën presidentes së Kroacisë pas golit të barazimit 2-2 nga Rusia.
Kjo nuk ishte hera e parë që të Kolina e ndjek nga afër skuadrën e vendit të saj. Ajo ishte prezent edhe në ndeshjen e 1/8-ve të dielën e kaluar kundër Danimarkës.