Adelina Tahiri dhe Serjoza Marko kanë vetëm pak muaj që janë martuar dhe tashmë presin të bëhen prindër për herë të parë.
Duket se Adelina po e shijon cdo moment këtë shtatzani.
Ajo do të sjellë në jetë një djalë dhe momentalisht po shijon javët e fundit të pritjes së ëmbël.
Por me anë të një postimi, Adelina ka dhënë sot lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit maqedonas Vlatko Ilievski.
33-vjeçari u gjend i vdekur në një makinë ndërsa sipas informatave ai ka patur një telefonatë anonime që i parashikonte vdekjen, ndërkohë që hetimet për vdekjen e tij vazhdojnë.
Siç duket Adelina e cila ka lindur në Maqedoni e njihte personalisht këngëtarin e ndjerë dhe ka postuar foton e tij ku shkruan “U prehsh në paqe”.