Një tërmet i fuqishëm ka rënë para pak minutash pranë brigjeve të Japonisë duke bërë që autoritetet të japin alarmin për cunami.
Tërmeti ra 97 kilometra në jug-lindje të Tokios dhe kishte një forcë 6 të shkallës richter, raporton Albeu.com.
Vetëm pak minuta më vonë, në të njëjtën zonë ra një tjetër tërmet i fuqishëm, por kësaj radhe me forcë 5.6 të shkallës richter.
Për momentin nuk dihet nëse ka dëme materiale apo në njerëz, ndërkohë që autoritetet lokale janë duke njoftuar qytetarët që banojnë në zonat pranë bregut të Oqeanit Paqësor që të kenë kujdes nga cunami.
M5.9 #earthquake (#地震) strikes 97 km SE of #Tokyo (#Japan) 11 min ago. Effects reported by eyewitnesses: pic.twitter.com/Sv99ZyVzyT
— EMSC (@LastQuake) July 7, 2018