Eskorta e Olta Xhaçkës i rrezikon jetën familjes në mes të Tiranës: Çfarë ndodhi mbrëmë me audi-n luksoz të ministres

605
0

Eskorta e Olta Xhaçkës për pak ka kryer një krim të tmerrshëm në orët e pasdites së djeshme në mes të Tiranës.

Me sirena të ndezura dhe shpejtësi skëterrë, eskorta sëbashku me makinën e ministres, një audi me targa MM001MM, ka hyrë vrullshëm në Unazë, përballë ETC në drejtim të Bulevardit Dëshmorët e Kombit duke u bërë shenjë të hapnin rrugë të gjitha makinave që kishin para.

Gardistët që uleshin në makinën që shoqëronte Xhaçkën, me një fjalor rrugaçëror dhe duke kërcënuar nga pas çdokënd që nuk kishte mundësi të hapte korsinë e shpejtësisë i afroheshin makinave me drita dhe bori duke krijuar një situatë të rrezikshme në qarkullim.

Kulmi i papargjegjshmërisë së eskortës së ministres ishte kur për pak nxorrën nga rruga për t’a hedhur në lumin e Lanës një makinë, brenda së cilës udhëtonte një familje me fëmijë.

Nuk dihet shkaku i nxitimit të Xhaçkës gjatë kur po kalonte në orën 19:25 të pasdites së djeshme në Unazë, pranë Katedrales Katolike, megjithatë, çfarëdo urgjence që të ketë patur ministrja, shfaqje të tilla, gati kriminale prej ministrave nuk i shkojnë një vendi të NATO-s dhe që sytë i ka nga BE-ja.

Ministrja Xhaçka kujdeset që të dalë sa më bukur në foto duke e kuruar mjaft imazhin, megjithatë duhet të kuptojë se rruga është edhe për qytetarët e tjerë dhe jo vetëm për audi-n e saj luksoz që paguhet me taksat e atyre që ajo bashkë me gardistët e saj u rrezikon jetën.