Donald Lu, pak kohë para përfundimit të mandatit të tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka falënderuar komunitetin shqiptar.
Në ceremoninën për pavarësinë e SHBA-së, ai e vuri theksin tek liria në fjalën e tij përshëndetëse.
“Mbase keni dëgjuar që unë dhe gruaja ime po largohemi këtë verë dhe duam t’ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen e miqësinë tuaj. Në ditën e lindjes së vendit tonë Amerikë, flasim për lirinë, dhe dua të them një shprehje të Rose Parks që kërkoi lirinë e saj dhe refuzoi të rrinte në fundin e autobusit: Do doja të kujtohem si një person që donte të ishte e lirë, në mënyrë që edhe të gjithë jenë të lirë,” tha Donald Lu.