Sali Berisha, ndër të shumta herë që doli në foltoren e Kuvendit, nuk nguroi të tregonte një foto nga iPadi, e cila shkaktoi plotë të qeshura në sallë.
Bëhet fjalë për një foto ilustruese të një personi që ishte nën efektin e drogës. Berisha tha se kjo ishte gjendja e kryeministrit të vendit.
Rama duket se nuk e ka marrë për keq këtë deklaratë dhe ka qeshur me batutat e doktorit.
Më herët Berisha akuzoi të gjithë socialistët se sillen sikur janë të droguar, sa kohë që mendojnë të shembin me procedurë të përshpejtuar Teatrin Kombëtar të vendit.