Shokët e tallnin për peshën, kur shkoi në mbrëmjen e maturës i la të gjithë gojë hapur

570
0

Që nga mosha 7-vjeçare ajo është tallur nga shokët e klasës për shkak të peshës e ditën e maturës, 16-vjeçarja kishte frikë nga reagimi që do merrte. Por xhaxhai i saj Chloe Robson jo vetëm bëri që mbesa e tij të kishte vëmendjen e të gjithë nxënësve, por të të gjithë botës duke qenë se fotot nga matura e 16-vjeçares kanë pushtuar mediat ndërkombëtare.

Xhaxhai i Chloe i cili drejton grupin “Bikers Against Bullies”, e shoqëroi 16-vjeçaren në mbrëmjen e maturës me 126 motoçiklistë të tjerë për t’i dhënë asaj mbështetje.

“Isha me të vërtet shumë nervoze për reagimet që do merrja mbrëmjen e maturës. Por kur dëgjuam motorrët, u habitëm, nuk prisja kaq shumë, por kjo më bëri të ndihesha e sigurt. Ata po qëndronin pranë makinës gjatë gjithë rrugës dhe më shoqëruan në shkollë, ku pata duartrokitje nga mësuesit dhe familjet e nxënësve të tjerë. Ishte një moment i papërshkrueshëm, miqtë e mi të gjithë vrapuan dhe thanë ‘wow, kjo ishte një hyrje’, u shpreh Chloe.