“Mua nuk më besohet kjo gjë, por çfarë nuk ndodh në këtë jetë”, kush e hoqi qafe Enverin? Pas kaq shumë vitesh tronditen të gjithë

697
0

Duke folur në lidhje në marrëdhënien shumë të ngushtë dhe të besimit që kishte me Enver Hoxhën, si mjek i përzgjedhur prej tij, Hektor Peçi shprehet se për sa kohë ai i ka shërbyer udhëheqësit komunist, nuk ka pasur probleme me shëndetin.

Sipas tij komplikacionet u shfaqën, shprehet ai, pasi ai eshte larguar nga ndjekja e shendetit te Enver Hoxhës, pas vitit 1973. “Regjimi i rrepte mjekesor per Enverin ka ndodhur pasi ika unë. Unë kam ikur në 1972-in dhe ajo ka ndodhur në 1973-in”- tregon ai dhe shton se deri sa ai ka qene aty, Enveri nuk ka pasur asnje komplikacion shendeti.

“Gjendja e Enver Hoxhës ishte shumë e mirë”- sqaron ai.

E teksa flet per akuzat e Liliana Hoxhës për një komplot të Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës dhe Isuf Kalos për të eleminuar Enver Hoxhën, profesor Peçi thote se “jane te pabesueshme”, por shton se “ne jete asgje nuk perjashtohet”.

“Mua nuk më besohet kjo gjë, por çfarë nuk ndodh në këtë jetë”- thote ai, pyetur per akuzat e nuses se Enverit per eleminim te ish-udheheqesit komunist permes mjekeve.

Mjeku Peçi, jep detaje edhe nga diagnoza e Enverit, e percaktuar ne kartelen mjekesore.

“Kartelën mjekësore ia kam bërë unë, pasi ai nuk ka pasur kartelë të rregullt. Ai vizitohej nga profesor Fejzi Hoxha kryesisht dhe nuk pranonte mjekë të tjerë atje. Unë kam vajtur me kërkesën e tij personale duke u njohur si mjek konsulent pranë klinikës speciale dhe njëkohësisht oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Mjek personal vetëm unë kam qenë me vendim të Byrosë Politike, pastaj më vonë, kur vajti Isufi atje, filluan ndërlikimet dhe kontrolli shëndetësor i Enverit u bë me ekip mjekësor”- thote