Një zonjë e supershkolluar dhe njohëse e rusishtes, frengjishtes, spanjishtes, portugalishtes, rumanishtes dhe e gjuhës ukrainase. Padyshim një eksperte e rafinuar e gjeopolitikës dhe e ndërthurjeve delikate e problematike, të Lindjes me Perëndimin.
E specializuar në nivelin më të lartë në Shkenca Politike në “University of California at Berkeley” si edhe në “Foreign Service from Georgetown University”.
Dukshëm një superdiplomate e ngarkuar me një detyrë shumë special në një vend si Shqipëria, ku me sa duket “operacioni spastrues” i korrupsionit trasversal, do të fitojë përmes saj, një dimension të ri…