Zvicra ka arritur të mposhtë Serbinë në një ndeshje të zjarrtë në Rusi.
Ishin dyshja shqiptare Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri që me paraqitje fantastike e mposhtën Serbinë.
Edhe media në Zvicer pikërisht Shaqirit e Xhakës ia kanë atribuar fitoren.
Madje gazeta Blic ka thënë se falq dy shqiptarëve kombëtarja e tyre ka mundësi të ëndërrojë që të shkojë më lartë në këtë Botëror.
Pas ndeshjes, Shaqiri tha se ai ishte pikërisht për këto situata dhe mund t’i zgjidhte ndeshjet e mëdha duke theksuar se veprimi me shqiponjën që bëri në fushë i përket vetëm fushës.