“Skifteri” grabiti mijëra euro dhe u nis për në Shqipëri, por në aeroport i ndodh e papritura

845
0

Sebastian Korriku është arrestuar nga policia italiane në aeroportin e Xhenovas ndërsa po priste për të udhëtuar drejt Shqipërisë. 22-vjecarri raportojnë mediat italiane dyshohet se është autor i dy grabitjeve me vlerën e mijëra eurove.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari rezulton të ketë kryer vjedhjet e dy banesave më 22 janar dhe më 4 prill. Në të dyja rastet, ai kishte hyrë në shtëpi duke thyer dritaren dhe duke marrë prej andej mallrat e vjedhura për mijëra euro në mes të parave dhe sendeve me vlerë.

Aktualisht është duke u hetuar nga hetuesit nëse është i përfshirë në përsosur incidente të ngjashme të kryera gjatë muajve të fundit.