Kastrati: Planifikuam të dhurojmë 30 shtëpi për 30 ditë, u tejkaluan pritjet (Video)

617
0

Drejtori i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka theksuar se gjatë muajit të Ramazanit kanë planifikuar të nisin më ndërtimin e 20 shtëpive dhe dhurimin e 10 banesave.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka sqaruar se këto pritje janë tejkaluar me 2 ose 3 shtëpi më tepër.

“Kemi pasur pak drojë se a do t’i arrojmë ato që kemi paraparë, mirëpo jemi befasuar sepse e kemi kaluar atë që kemi menduar”, ka shtuar Kastrati.

Sipas tij, shqiptarët po tregohen shumë humanë duke i ndihmuar bashkëatdhetarët e tyre, veçanërisht në çështjen e strehimit.

“Donacionet që i marrim janë vetëm nga shqiptarët. Mund të them se gjysma janë nga Kosova dhe pjesa tjetër nga diaspora jonë e lavdishme”, ka theksuar ai.

Më tutje ai Kastrati ka sqaruar se deri më tani janë 100 familje që kanë arritur t’ua sigurojmë kulmin mbi kokë, derisa sipas tij, deri në fund të vitit ky numër shpreson se do të arrijë deri në 200 sosh.

Ndryshe, Halil Kastrati, drejtor i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, tashmë është kthyer në dorën e ndihmës për qindra familje shqiptare. /Telegrafi/