Orë pas ore, detaje te reja zbulohen për ngjarjen në fjalë e cila ka tronditur thellë qytetarët.
Mësohet se vajza, 19-vjeç humbi jeten në Don Bosko ndërkohë që po shkonte për të dhënë provimin e letërsisë në gjimnaz.
Viktima është Xhulieta Çuni, nga Vinjolli i Matit e cila kishte pasur një lidhje disa vjecare me autorin e këtij krimi.
Pas ndarjes e cila ka ardhur me kërkesën e 19-vjeçares, kuksiani i cili ishte ndarë edhe nga gruaja për të, ka kryer krimin e rëndë .
Xhafer Mata e qëlloi Xhujletën dhe pasi qëndroi 15 minuta në trotuar duke qarë ish të dashurën, kaloi në anën tjetër të rrugës dhe qëlloi vetën në kokë para policisë që kishte mbërritur në vendngjarje lajmëruar nga deshmitaret e shumte.
Mësohet se 31-vjecari i ndërpriste rrugën çdo ditë Xhulietës, për ta bindur që ta merrte nuse në shtëpi, për të kurorëzuar kështu lidhjen intime disavjeçare.
Vajza po shkonte për të dhënë sot provimin e letërsisë, pasi ishte maturante. Ajo kishte punuar per 5 muaj shitese në një market të zonës, punë të cilën e kishte lënë që nëmuajin shkurt për shkak të provimeve dhe do tëkthehej aty me të mbaruar shkollën.