Blushi rikthehet fuqishëshëm kundër Ramës, mbledh grupin e vjetër të “Koha Jonë”

693
0

Deri para disa kohësh Top Channel ishte një televizion që ua kishte mbyllur derën atyre që cilësoheshin gazetarë të “Klanit”. Por, tashmë që kjo barrierë ka rënë dhe emërimi i Ben Blushit si drejtor, duket se po t’i hapë rrugën riformimit të grupit që dikur punonte te “Koha Jonë” dhe që bënin opozitë të fortë ndaj Sali Berishës.

Sipas portalit ‘Pamfleti’, ish-kreu i LIBRA-s dhe njëri ndër kritikët më të fortë të Edi Ramës, tashmë në krye të një prej televizioneve më të rëndësishme të vendit, ka vendosur të mbledhë në këtë TV një “bërthamë” anti-kryeministër, në përpjekje për t’i rikthyer shkëlqimin këtij televizioni.

Nga takimet që ai ka pasur me personazhe të botës së medias, ka vënë theksin se një media e fortë është një përgjigje e mirë, për të kundërshtuar qeverinë dhe sidomos kryeministrin Edi Rama.

Sipas të njëjtit portal pak ditë më parë, Blushi ka mbledhur në një lokal në Surrel, Blendi Fevziun, drejtuesin e Klan Plus, Armand Shkullaku dhe analistin Andi Bushati, ku ka marrë dhe miratimin e Fevziut për të shkuar në TCH.