Tërbohet rrjeti, aktori shqiptar në një film me Morgan Freeman dhe John Travolta

654
0

Dëshirën për aktrim e kishte shfaqur që ku ishte i vogël, por pa e ditur se një ditë do të shndërrohej në një yll që do të bënte krenar një komb të tërë.

Në moshën 14-vjeçare Blerim Destani pati rolin e parë në filmin televiziv “Atje ku nuk lind dielli” dhe kështu edhe nisi rrugëtimi i tij për të mos u ndalur kurrë, por duke u bërë gjithnjë e më i afirmuar në qarqet evropiane dhe botërore.

Sot, Blerimi ka ndarë me ne një lajm shumë të bukur. Ai nuk është vetëm ai djali i orave të shtrenjta, por edhe aktori që qëndron në të njëjtën tavolinë me yje Hollywood-ian. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram, Blerimi ka ndarë me ne superlajmin se do të luajë në filmin e radhës krah aktorëve më të mirë të momentit, si Morgan Freeman dhe John Travolta.

Ai gjithashtu ka përcjellë edhe një mesazh tek të gjithë, duke na vërtetuar edhe një herë se sa e rëndësishme që besimi në vetëvete dhe që “po” ëndrrat bëhen realitet shkruan bordo.

“Kurrë mos ndalo së besuari tek aftësitë e tua. Dhe “po”, ëndrrat bëhen realitet. Është një nder kaq i madh për mua që të luaj me këtë skuadër inspiruese dhe kaq profesionale. PS. Kemi nevojë për më shumë shqiptar në Hollywood”, shkruan ai http://www.albeu.al/showbiz/terbohet-rrjeti-aktori-shqiptar-ne-nje-film-me-morghan-freeman-dhe-john-travolta/401569/