Gruaja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ishte sot e ftuar në “Kurthin e Piter Panit” është përballur me një sërë pyetjesh të “kripura” nga fëmijët.
Nga rroga e kryeministrit e nësë ka qarë ndonjëherë apo nëse është nevrik, te dëshirat që ka djali i vogël, Zaho, Linda Rama i është përgjigjur të gjitha pyetjeve:
Pse ia ke vënë emrin djalit Zaho, dhe çfarë do bëhet kur të rritet?
Zaho është emri i një heroi që mbahet mend për trimërinë e tij dhe dashurinë e tij. Kur ishte një vjeç ne i vumë Zahos gjithë ato sende, libër, kasetë, stetoskop… dhe Zaho mori kasetën. Kur bëri dy vjeç tha dua të bëhem shofer, jo kryeministër. Ndërsa kur e pyeta para disa ditësh tha dua të bëhem “Spiderman”, e ndryshon gjithmonë.
Kush e ka në të vërtetë rrogën më të madhe, ti apo ai Edi?
Familja bëhet me dashuri, dhe punë, të gjithë duhet të kontribuojnë.
Pyetja ishte kush e ka rrogën më të madhe?
Nuk ka rëndësi kush e ka rrogën më të madhe, por ka rëndësi të kontribuosh në familje.
E di rrogën e Edit?
Sigurisht që e di por nuk mund të them shifra të sakta se ju jeni fëmijë të vegjël…
A ke hequr dorë nga disa gjëra që je gruaja e kryeministrit?
Nuk kam hequr dorë nga një gjë, nga profesioni që e bëj me shumë dashuri. Pork am hequr dorë nga disa gjëra që ia vlen për të qenë gruaja e kryeministrit.
A qan Edi Rama apo është i fortë?
E kam parë lotin e Edi Ramës kur ka humbur miqtë e ngushtë
Edi Rama në televizor është pak nevrik, por në shtëpi si është?
Nuk është nevrik, është i vërtetë…