Zbulohet pas 15 vitesh, seriali “Njerëz dhe fate” qenka bazuar në këtë histori personale

709
0

“Njerëz dhe fate” ishte telenovela që bëri për vete mijëra shqiptarë kudo që ishin.

Me siguri të gjithëve u kujtohen fatet e Erës, Florit, Lolës të cilët na mbanin të mbërthyer pas ekranit. Mirëpo një pjesë e këtij seriali paska qenë e bazuar në histori reale.

Regjizorja dhe aktorja Egla Ceno ka treguar për ‘Gazetën Intervista’ se personazhi i Enit dhe i babait janë projektuar nga ajo, bazuar në historinë e saj personale.

Ajo ka thënë:

Po realizohej telenovela e parë shqiptare që më vonë publiku e njohu me emrin “Njerëz dhe fate”. Mu propozua por nuk kishte akoma një ide si do ishte. Mora laps e letër dhe nisa ta shkruaj. U nisa nga historia ime personale. Krijova të parin personazhin e babit tim i cili ka qenë kinooperator dhe vdiq në moshën 48 vjeçare kur unë isha ende adoleshente. Isha shumë e lidhur me të dhe doja që në një farë mënyre ai të vazhdonte të jetonte.Krijova “babin” dhe vajzën, që në telenovelë u quajt Era.

Doja në një farë mënyre të materializoja marrëdhënien me tim atë. Ngjarjet më larguan nga Tirana drejt Gjermanisë për studime dhe e braktisa atë projekt. U lumturova shumë kur mora vesh që personazhi i babit tim kishte ngelur dhe akoma më shumë që rolin e luante Robert Ndrenika.

Gjithashtu edhe për Erën. Eni është një mike e veçantë për mua edhe sot e kësaj dite dhe nuk mund të kishte pasur zgjedhje më të mirë për rolin e vajzës që kisha skicuar për vete. Sigurisht që do kisha dashur ta kisha çuar deri në fund, por nuk ishte e thënë.”